Shërbimet e Tatimeve në e-Albania/ 2.2 herë më shumë aplikime online në 6-mujorin e parë të 2020-ës

TIRANË, 28 korrik /ATSH – I. Vata/ Portali qeveritar e-Albania vazhdon të klikohet nga qytetarët për të marrë shërbime të shpejta dhe falas, pasi në 6 muajt e parë deri në qershor janë kryer 415 mijë aplikime online

Portali e-Albania ka 2.2 herë më shumë aplikime online në 6-mujorin e parë të 2020, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2019-ës, për shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rreth 415 mijë aplikime online janë kryer vetëm në muajt janar-qershor 2020, nga 191 mijë aplikime në muajt janar-qershor 2019. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.