Rama: Ndërtimi i spitalit të ri Pediatrik, model i vizionit tonë për “Shëndetësinë Që Duam”

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Puna për ndërtimin e spitalit të ri Pediatrik nuk është ndaluar edhe në këtë kohë pandemie.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit pranë QSUT-së për ndërtimin e godinës së re.

“MIRËMËNGJES, dhe me punën e premtuar për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, përkatësisht ndërtimin e spitalit të ri Pediatrik, model i vizionit tonë për ndërtimin e “Shëndetësisë Që Duam”. Fëmijët Të Parët, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama.

Me një investim në vlerën 9 milionë euro spitali i ri përfshin ndërtimin e godinës së re dhe rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese.

Pediatria e re është pjesë e projektit për për modernizimin e QSUT.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.