LONDËR – Johnson: Britania do të veprojë me shpejtësi për të ndalur valën e re të COVID-19

LONDËR, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson tha sot se qeveria e tij është e gatshme të detyrojë vetëkarantinimin e personave, të cilët kthehen nga më shumë vende europiane, nëse kontinenti goditet nga një valë e dytë e COVID-19.

“Nëse shohim shenja të një vale të dytë në vendet e tjera, është me të vërtetë detyra jonë që të veprojmë me shpejtësi dhe vendosmëri”, tha ai.

Në fundjavë, BM vuri në zbatim një periudhë karantinimi dyjavore për udhëtarët që ktheheshin nga Spanja./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.