Këmbimi valutor/ Forcohet euroja, dobësohet dollari në raport me lekun

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 105,72 lekë ose 0,15 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar lehtë pozitat me 0,09 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 123,80 lekëve.
Në pozita të kundërta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 136,20 lekë ose 0,20 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 114,94 lekë ose 0,06 lekë më pak se ditën e hënë.
Sipas ekspertëve këmbimi valutor është i qëndrueshëm dhe luhatjet në raport me lekun janë të lehta si pasojë e efekteve sezonal. /r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.72 -0.15
Euro EUR 123.80 +0.09
Poundi Britanik GBP 136.20 +0.20
Franga Zvicerane CHF 114.94 -0.06
Jeni Japonez (100) JPY 100.40 -0.05
Dollari Australian AUD 75.48 +0.04
Dollari Kanadez CAD 79.02 -0.08
Korona Suedeze SEK 12.06 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.59 -0.05
Korona Daneze DKK 16.65 +0.01
SDR SDR 148.52 +0.66
Ari(OZ 1) XAU 204306.48 -963.34
Argjend(OZ 1) XAG 2518.09 -30.61
Juani Kinez (onshore) CNY 15.10 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.09 -0.02
Lira Turke TRY 15.32 -0.14
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.