ITALI – Conte: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e pashmangshme

ROMË, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha sot se zgjatja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, e lidhur me pandeminë e COVID-19, është e pashmangshme.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme do të paralizojë tërë sistemin e mbrojtjes dhe të parandalimit, i ndërtuar në këta muaj të fundit të vështirë”, tha kryeministri.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme e Italisë skadon më 31 korrik.

Conte shtoi se qeveria po konsideron një zgjatje të saj deri në tetor, por, gjithashtu, ajo është e hapur për sugjerime alternative nga parlamenti./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.