Vijon puna për ndërtimin e pediatrisë së re në QSUT/ Manastirliu: Investim 9 milionë euro

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2747266878842415/

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ “Nuk ndalet puna për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, me ndërtimin e spitalit të ri pediatrik, model i vizionit tonë për ndërtimin e Shëndetësisë që Duam”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar videon e punimeve që po kryhen për ndërtimin e pediatrisë së re në QSUT, që pavarësisht pandemisë, puna nuk është ndalur.

Me një investim në vlerën 9 milionë euro spitali i ri përfshin ndërtimin e godinës së re dhe rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese.

Pediatria e re është pjesë e projektit për modernizimin e QSUT. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.