FRANCË – Bursat europiane sërish në vlera të ulëta

PARIS, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Bursat europiane vazhduan sot përparimin në vlera të ulëta, duke u treguar të kujdesshme, në pritje të rezultateve të debateve rreth një plani për të mbështetur ekonominë në SHBA, ndërkohë që pandemia e COVID-19 mbetet shumë aktive në botë.

Frankfurti u mbyll në ekuilibër, ndërsa Milano me -0,21%, Londra -0,31%, Parisi -0,34% dhe Madridi me -1,70%.

Wall Street e nisi seancën më optimist, me Dow Jones që fitoi me +0,35%, Nasdaq me +0,99% dhe S&P 500 me +0,42%.

“Tensionet Kinë-SHBA po peshojnë në tregje dhe pandemia po luan një rol në ndjesinë e përgjithshme negative”, tha David Madden, analist në “CMC Markets”./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.