COVID-19 – Finlanda rivendos kufizimet për Austrinë, Slloveninë dhe Zvicrën

HELSINKI, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëtarët që kthehen në Finlandë nga Austria, Sllovenia dhe Zvicra tani janë të detyruar të izolohen për 14 ditë sepse rastet e koronavirusit janë rritur në ato vende kohët e fundit.

Kriteret e Finlandës për heqjen e kërkesës për izolim përfshijnë maksimumin tetë infeksione të reja për 100 000 njerëz.

Rritja e niveleve të infeksionit në Algjeri dhe Australi do të thotë gjithashtu që preken nga kufizimet dhe kërkesa për izolim.

Kufizimet ndërkohë janë shtrirë për udhëtime në Finlandë nga Republika Çeke, Franca, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Shtetet me nivele mjaft të ulëta të infeksionit për të mos rikthyer izolimin përfshijnë Belgjikën, Danimarkën, Estoninë, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Islandën, Italinë, Letoninë, Lihtenshtejnin, Lituaninë, Maltën, Holandën, Norvegjinë dhe Sllovakinë.

Finlanda lehtësoi kufizimet e udhëtimit për shumë vende evropiane duke filluar nga 13 korriku.

Finlanda ka regjistruar deri tani 329 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe rreth 7 400 infeksione./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.