LONDËR – Një libër për largimin e Harryt dhe Meghan nga monarkia britanike

LONDËR, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Të vetëm dhe nën presion, princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë përpjekur të paralajmërojnë mbretëreshën Elizabeth II para distancimit të tyre me monarkinë britanike në janar, sipas një libri të shkruar pa pjesëmarrjen e çiftit, pjesë të të cilit u publikuan sot nga “Times”.

Harry, i gjashti në radhë për fronin britanik dhe bashkëshortja e tij Meghan konfirmuan, nëpërmjet zëdhënësit të tyre, se nuk kishin kontribuar për veprën “Finding Freedom” (Drejt Lirisë), që do të publikohet më 11 gusht.

Miqtë e çiftit iu dorëzuan vetë autorëve, gazetarëve Omid Scobie dhe Carolyn Durand.

Në librin e tyre, mjaft të favorshëm për çiftin, ata konfirmojnë se princi Harry, 35 vjeç, ishte forca shtytëse e vendimit për tu tërhequr nga familja mbretërore, ndërkohë që shumë tabloidë kanë akuzuar aktoren amerikane 38-vjeçare.

Autorët shpresojnë se vepra e tyre do të mundësojë “korrigjimin” e tregimit që ishte bërë për këtë ngjarje dhe rikthimin mbi “lodhjen emocionale” të çiftit që jeton tashmë në Los Anxheles me djalin e tyre Archie, duke i përshkruar si “të vetmuar” dhe “nën presion” në pallatin mbretëror.

“Ata mund të merrnin parasysh vetëm një pjesë të vogël të njerëzve në pallat. Përveç këtij thelbi të vogël, asnjë informacion nuk ishte i sigurt”, shkruajnë autorët, sipas të cilëve rrjedhje të shumta në shtyp u organizuan nga anëtarët e stafit.

Në librin e tyre, Scobie dhe Durand pohojnë se princi Harry dërgoi një email për mbretëreshën Elizabeth II dhe babin e tij, princin Charles, për t’i njoftuar ata për vullnetin e tij për t’u larguar nga detyrat e tij mbretërore dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë vendit.

“Nga frika e një rrjedhje informacioni nga një anëtar i stafit, ai nuk hyri në detaje, duke preferuar ta diskutonte atë ballë për ballë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.