Kursi i këmbimit valutor në një javë/ Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 26 korrik /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 20-26 korrik,  Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro humbi pikë në këmbim me lekun, duke zbritur në kuotën e 123.78 lekëve në fundjavë, kundrejt vlerës 124.06 lekë që ishte ditën e hënë.

Gjatë kësaj jave edhe paundi britanik ka shënuar një kurbë në rënie. Ai këmbehej në fillim të javës me 136.43 lekë, ndërsa zbriti në kuotën e 135.94 lekëve në fundjavë.

Ndërsa dollari amerikan është valuta që ka pësuar rënien më të ndjeshme në raport me lekun këtë javë. Monedha e gjelbër amerikane humbi 1.64 lekë nga fillimi javës duke u kuotuar në fundjavë në vlerën 106.73 lekë.

Gjatë javës 20-26 korrik, franga zvicerane regjistruar një rritje të lehtë të vlerës kundrejt Lekut, teksa këmbehet në fund të kësaj jave me 115.41 lekë, kundrejt vlerës 115.37 lekë që shënoi të hënën.  e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.