IRAN – Arrin në 291 172 numri i rasteve me COVID-19, 2 333 në 24 orë

TEHERAN, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Irani ka regjistruar 2 333 raste me COVID-19 dhe 216 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Lari.

Autoritetet e Teheranit njoftuan sot 216 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit dhe u bënë thirrje iranianëve të rrisin vigjilencën kundër virusit, për të kursyer autoritetet shëndetësore.

Republika Islamike është duke u përballur me një rinshfaqje të epidemisë që nga fillimi i majit, që ka rezultuar në një rritje të dukshme të vdekshmërisë ditore për një muaj.

“Irani regjistroi të martën një rekord të ri të numrit të të vdekurve nga COVID-19, 229 në 24 orë”, sipas statistikave zyrtare.

“Në total, pandemia ka shkaktuar 15 700 të vdekur që prej fillimit të pandemisë”, theksoi Sima Sadat Lari, zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp të transmetuar në televizionin shtetëror.

Lari njoftoi gjithashtu 2 333 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 291 172 numrin total të rasteve të konfirmuara që prej fillimit të pandemisë.

“Aktualisht shqetësimi ynë kryesor është kontaminimi i personelit mjeksor dhe lodhja e tij”, theksoi ajo.

Republika Islamike, që e ka njoftuar rastin e parë të virusit SARS-CoV-2 në shkurt, është vendi më i prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.