Zaho mbush 6 vjeç, festë në shtëpinë e kryeministrit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Djali i vogël i Kryeministrit Edi Rama, Zaho, feston sot ditëlindjen e tij të 6-të.

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama publikuan foto gjatë festimeve të ditëlindjes.

Në 6-vjetorin e lindjes Zaho është fotografuar i shoqëruar nga kryeministri dhe bashkëshortja e tij me tollumbacet në ngjyrë të kuqe që formojnë emrin dhe ditëlindjen e tij.

Për shkak edhe të situatës në të cilën po jetojmë familja ka festuar në mënyrën me origjinale këtë vit në një ambient të hapur.

/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.