GREQI – Rumunët dhe bullgarët që mbërrijnë me avion duhet të vërtetojnë se janë negativë ndaj Covid-19

ATHINË, 25 korrik /ATSH-ANA/ – Zëvendësministri grek për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias deklaroi sot se të gjithë pasagjerët, të cilët  mbërrijnë në Greqi nga Bullgaria dhe Rumania në rrugë ajrore duhet të provojnë zyrtarisht se kanë kryer një test për Covid-19 dhe se kanë rezultuar negativ.

”Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e martë dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 4 gusht”, tha ministri.

”Kohë gjatë së cilës pasagjerët duhet të tregojnë një rezultat negativ për kontrollin molekular (PCR), i marrë deri në 72 orë para ardhjes së tyre në Greqi”, theksoi ai.

”Format e Identifikimit të Pasagjerëve (PLF) gjithashtu duhet të dorëzohen të paktën 24 orë para mbërritjes në Greqi”, tha Hardalias./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.