Thaçi takim me Hotin për dialogun me Serbinë: Në tavolinën e diskutimit duhet të jenë SHBA dhe BE

 

PRISHTINE, 24 korrik /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti  tha se në tavolinën e diskutimit me Serbinë duhet të jenë SHBA dhe BE.

“Duhet ta ruajmë dhe forcojmë identitetin tonë, duhet të qartësojmë raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë njohja reciproke. Jetike për ne si Kosovë është që në tavolinën e diskutimit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jenë ShBA-të dhe BE”, tha kreu i shtetit.

Ndërsa kryeministri Hoti, tha se kishte informuar presidentin për takimin në Bruksel dhe se do të sigurohen që dialogu të mos rrëshqasë në nivel teknik.

“Informova presidentin për takimin, sot do të raportoj edhe në Kuvend. Do të sigurohemi që dialogu mos të rrëshqas në nivel teknik por të ketë njohje reciproke. Mbes me shpresë që në muajt e ardhshëm do të përfundojmë këtë proces”, u shpreh Hoti./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.