Taskforca antiCovid/ 486 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 24 korrik /ATSH – I. Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon inspektimet dhe monitorimet si pjesë e taskforcës antiCovid.

AKU shprehet se në çdo monitorim kërkohet nga ana e taskforcës në subjekte të zbatohet në mënyrë rigoroze protokolli i sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një subjekt, për mungesë gjurmueshmërie të disa produkteve ushqimore.

Gjithashtu janë dhënë gjatë inspektimeve edhe disa paralajmërime në disa biznese, për mungesë të librezave shëndetësore, planit 3D, si dhe rinovim të analizave të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 50 mostra për monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

AKU vazhdon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.