SHBA – “Worldometer”: Mbi 9,5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

NJU JORK, 24 korrik /ATSH-AA/ – Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 9,5 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 9 543 498 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA me 1 979 617 të shëruar, Brazili me 1 570 237 të shëruar, India me 817 593, Rusia me 580 330, Kili me 311 431, Peruja me 255 945, Irani me 247 230, Afrika e Jugut me 236 260, Meksika me 236 209 dhe Pakistani 219 783.

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 206 365 person.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 636 633 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 15 656 766./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.