SHBA – Trump shtyn konventën republikane pas rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha se shtyu për muajin e ardhshëm konventën e Partisë Republikane në Florida duke përmendur rritjen e rasteve me koronavirus në shtetin jugor.

“Nuk është koha e duhur”, tha Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë duke përmendur edhe problemet e shumta në këtë shtet.

“Unë jam këtu për të mbrojtur popullin amerikan”, theksoi ai.

Republikanët kishin transferuar konventën e tyre në Florida, pasi guvernatori i Karolinës së Veriut tha se ai nuk mund të siguronte një zhvillim normal, pasi autoritetet do të impononin distancimin shoqëror dhe rregulla të tjera./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.