“Pozitive hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese”/ Koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha pro hapjes 100% të listave, por jo heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

“Pozitiv gjysmë hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut”, theksoi Rama.

“Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi i 30 korrikut e garanton”, tha Rama.

Sa për koalicionet parazgjedhore, Rama u shpreh se, “ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.