KROACI – Plenkoviç merr besimin e parlamentit për qeverinë e re

ZAGREB, 24 korrik /ATSH-HINA/ – Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç mori dje në mbrëmje besimin e parlamentit për qeverinë e re.

“Do të ketë sfida të mëdha për shëndetin publik, ekonominë dhe financat. Sot ne kemi më shumë përvojë politike dhe sigurisht që do ta lehtësojë punën tonë. Qeveria është homogjene dhe shumica parlamentare kompakte”, u tha Plenkovic gazetarëve jashtë parlamentit, përpara se të paraqiste kabinetin e tij të ri para ligjvënësve.

I pyetur nëse beson se skuadra e tij e re do ta mbyllë të plotë mandatin katërvjeçar, Plenkoviç tha se “është e vështirë ta them. Mandatin e kaluar ne bëmë një punë të mirë dhe të dobishme për Kroacinë dhe qytetarët, të cilët na dhanë besimin e tyre për mandatin tjetër”.

I pyetur të komentojë pretendimet e disa analistëve se fondi i BE do të përdoret për  interesa të veçanta, Plenkoviç tha se “22 miliardë janë 22 miliardë”.

”Ne kemi një përgjegjësi të madhe t’i përdorim mirë këto para’ dhe mendoj se është mirë të kesh një të tillë levë pas një rënieje të PBB-së prej 10%. Do të ishte shumë më e vështirë pa të”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.