Gjetja e të zhdukurve gjatë regjimit komunist/ Marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur

TIRANË, 24 korrik /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Mara Sula ka nënshkruar sot marrëveshje për gjetjen e personave të zhdukur nga regjimi komunist në Shqipëri.

Kryetarja e AIDSSH njoftoi se ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur, në kuadrin e zbatimit të projektit të përbashkët, financuar nga BE, për rritjen e ndërgjegjësimit të Institucioneve dhe familjareve për çështjen e të zhdukurve gjatë komunizmit.

“I uroj suksese këtij projekti 2-vjeçar me shprehjen e Aldo Renato Terrusit: “Një Shqipëri që kërkon të zhdukurit, e ka më të lehtë të hyjë në BE”, tha Sula. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.