Durrës, 1 milion e 868 mijë tonë mallra u përpunuan në port në janar-qershor 2020

TIRANE, 24 korrik/ATSH/ Gjatë periudhës janar-qershor 2020 në kalatat portuale të Portit të Durrësit janë përpunuar 281 anije tregtare dhe 320 tragete, me 1 milion e 868 mijë tonë mallra, në total.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor u përpunuan 770 mijë tonë mallra ose 9 % më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës.

Ndërsa në Terminalin e Trageteve dhe në atë të Kontejnerëve janë përpunuar 1 milion e 99 mijë tonë mallra.

Porti i Durrësit është porta kryesore për import-eksportin e mallrave.

/k.s/ /a.g//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.