BRUKSEL – KE: 5G mund të jetë europiane në BE

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Grupet europiane Nokia dhe Ericsson mund t’i ofrojnë Bashkimit Europian gjithçka që duhet për të zhvilluar infrastrukturën 5G nëse grupi kinez Huawei do të mënjanohej për arsye sigurie, theksoi sot Komisioni Europian.

“Grupet europiane janë në gjendje të sigurojnë atë që i duhet Evropës”, siguroi një zyrtar europian.

“Tre grupet ofrojnë zgjidhje të plota për 5G, finlandezi “Nokia”, suedezi “Ericsson” dhe kinezi “Huawei”‘, theksoi një funskionar europian.

“Të tjerë, si korani “Samsung” dhe kinezi “ZTE” ofrojnë zgjidhje për një pjesë të rrjetit”, shtoi ai.

“Por siguria duhet të vijë e para në zgjedhjet europiane”, nënvizoi Komisioni në një raport të publikuar sot.

“Është më e rëndësishme se kurrë të sigurohet një nivel i lartë sigurie gjatë vendosjes së rrjeteve 5G në BE me qëllim të rritjes së nevojave për infrastrukturë digjitale në ekonomitë tona”, shpjegoi komisioneri i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.

“Në bashkëpunim me shtetet anëtare, ne jemi të përkushtuar të vendosim masa të besueshme, të koordinuara, jo vetëm për të garantuar sigurinë kibernetike të 5G, por edhe për të forcuar autonominë tonë teknologjike”, shtoi ai në një deklaratë.

“Integriteti i rrjeteve telekomunikuese është gur themeli i një arkitekture të sigurt në të gjitha shtetet anëtare”, theksoi Ministri gjerman i Brendshëm Horst Seehofer.

“Kjo do të kufizojë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha rreziqet, teknike dhe jo-teknike”, paralajmëroi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.