U shkatërrua nga opozita, rikthehet më e madhe kërpudha te Kryeministria/Rama: Kur goditet, rritet

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Instalacioni i kërpudhës, vepër e artistit Carsten Holler, e vendosur pranë godinës së qeverisë që u shkatërrua nga protestuesit e opozitës një vit më parë, është rivendosur sërish.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga momentet e rivendosjes së këtij instalacioni, duke theksuar se “është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte”.

“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpudha e artistit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte. Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shprehet Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.