Kuvendi miraton pr/ligjet në rendin e ditës

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Kuvendi miratoi sot pr/ligjet në rendin e ditës.

Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 19 kundër, 8 abstenime, pr/rezolutën e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019.

Kuvendi miratoi me 84 vota pro, 21 kundër, 10 abstenime, pr/rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019.

Kuvendi miratoi me 85 vota pro, 19 kundër, 9 abstenime, Aktin normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 19 kundër, 5 abstenime, Aktin Normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 14 kundër, 4 abstenime, projektligjin për “Kodin ajror”.

Kuvendi miratoi me 87 vota pro, 16 kundër, 7 abstenime, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 86 vota pro 17 kundër 7 abstenime, projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”.

Kuvendi miratoi me 108 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023).

Kuvendi miratoi me 105 vota pro, 4 kundër, 4 abstenime, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi pranoi 91 vota pro, 10 kundër, 10 abstenime, Dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”.

Kuvendi rrëzoi me 12 vota pro, 91 kundër dhe 11 abstenime, Dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi rrëzoi me 18 vota pro, 88 kundër, 8 abstenime, Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.

Kuvendi rrëzoi me 20 vota pro, 84 kundër, 10 abstenime, Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.