Kosovë/Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

PRISHTINE, 23 korrik /ATSH/ -Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

84 deputetë kanë votuar pro këtyre marrëveshjeve, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas disa seancave që kishin bllokuar këto marrëveshje, sot edhe deputetët e Vetëvendosjes miratuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Marrëveshjet që u ratifikuan në Kuvend janë këto:

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, kësisoj kjo marrëveshje nuk është miratuar.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.