ITALI – Qeveria zgjeron deficitin për të mbështetur rimëkëmbjen pas pandemisë

ROMË, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane do të kryejë shpenzime shtesë prej 25 miliardë euro në buxhetin 2020 duke e çuar defiçitin publik në 11,9% të PBB-së, më i larti i zonës euro, për të mbështetur rifillimin ekonomik pas pandemisë.

Njoftuar pas marrëveshjes historike të arritur nga BE për planin e rimëkëmbjes post-koronavirus dhe ku Italia është një prej përfituesve kryesorë, kjo shtesë buxhetore do të rrisë borxhin italian në 157,6% të PBB-së.

“Qeveria e konsideron me rëndësi të madhe, në këto rrethana, të vazhdosh të sigurosh mbështetje për sistemin prodhues dhe fuqinë blerëse të qytetarëve, të mbështesësh rimëkëmbjen dhe të ndërhysh kur është e nevojshme për të ruajtur punësimin “, theksoi ajo në një komunikatë.

Detajet e këtyre shpenzimeve do të prezantohen në fillim të gushtit para Parlamentit të ekonomisë së tretë të zonës euro.

E prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri që shkaktoi më shumë se 35 000 të vdekur në vend, Italia vendosi masa strikte kufizuese për dy muaj dhe pret recesionin më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Defiçiti i saj arriti në 10,8% të PBB-së në tremujorin e parë, nga 7,1% një vit më parë”, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.