BRUKSEL – Der Leyen: Kundërpërgjigjja europiane për rimëkëmbjen për të shmangur gabimet e së kaluarës

BRUKSEL, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Kundërpërgjigjja europiane për rimëkëmbjen, e dhënë nga Komisioni Europian u bë për të mënjanuar reflektimet dhe gabimet e së kaluarës, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Vlerat tona, përfshirë respektimin e shtetit të së drejtës, janë themeli i bashkimit tonë. Këto vlera janë të detyrueshme dhe pa asnjë çmim”, theksoi Van Der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Europian.

“Ne e dimë që Europa nuk ka dalë nga bllokimi, por ne kapërcyem një përçarje të madhe  duke qëndruar të bashkuar. Shikoni ku kemi mbërritur me frymën luftarake të Europës”, shtoi ajo.

“Sot, më shumë se kurrë, ne po dërgojmë një sinjal besimi dhe fuqie. Europa është e pranishme, është e qëndrueshme dhe mbi këmbët e saj”, tha ndërkohë edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në Parlamentit Europian./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.