Vërtetimi i debisë së energjisë përmes platformës e-Albania.al me kosto zero

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Të gjithë qytetarët apo bizneset që duan të pajisen me vërtetimin e debisë për energjinë elektrike mund të aplikojnë online në platformën e-albania.al.

Për të marrë këtë shërbim duhet të ndiqen disa hapa. Fillimisht duhet të identifikohesh si qytetar ose si biznes në portal, të zgjedhësh shërbimin “vërtetim debie OSHEE”, klikon mbi butonin “përdor”, plotëson formularin elektronik dhe klikon butonin “dërgo” në faqen e fundit të formularit.

Kërkesa e subjektit i kalohet stafit përkatës për trajtim dhe stafi trajtues kontrollon detyrimet dhe përgatit vërtetimin në formatin e nevojshme.

Vërtetimi firmoset elektronikisht nga titullari dhe i dërgohet subjektit kërkues.

Kostoja për marrjen e këtij shërbimi është zero, ndërsa koha e nevojshme për t’u pajisur me këtë vërtetim llogaritet 5 ditë. Ky vërtetim është i vlefshëm deri në emetimin e faturës pasardhëse të energjisë elektrike./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.