Reforma zgjedhore/ Nis mbledhja e Këshillit Politik, bojkoton PD dhe LSI

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Këshilli Politik nisi pasditen e sotme mbledhjen me rend dite  diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave.

Në mbledhjen e Këshillit Politik është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, nga ambasada e SHBA-së është Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, si dhe deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi.

Në takimin e sotëm, i dyti për këtë çështje, janë të pranishëm vetëm përfaqësues të shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare, pasi Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim e bojkotuan mbledhjen.

PD kërkoi që mbledhja të zhvillohet nesër ose pasnesër, duke sjellë edhe propozime për axhendën e diskutimeve.

/k.s/j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.