“Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja”/Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19

“Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja”/Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me…

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Mittwoch, 22. Juli 2020

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ “Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja, sepse ne jemi të gjithë bashkë në luftë me COVID-19”. Ky është mesazhi optimist i kryeinfermieres së spitalit Infektiv, Ana Luca e cila së bashku me mjekë e infermierë të tjerë prej muajsh janë në vijën e parë në luftë me koronavirusin.

Luca ka publikuar edhe një video teksa tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavijonin ku pacientë të prekur me COVID-19 po marrin shërbimin shëndetësor.

Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj, por edhe mos ërhapjen e virusit.

Luca shprehet se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në luftë me COVID-19. Të heshtur e të përkushtuar. Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor”, shprehet ajo.

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur”, Isaia 40:31”, thekson Luca, duke cituar Biblën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.