Margariti: Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Në çdo varg e rresht të shkrimtarit e poetit Martin Camaj, frymon Shqipëri.

Ministria e Kulturës ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit, poetit dhe albanologut, Martin Camaj.

“Është një rastësi e bukur që ditëlindjet e disa prej emrave të shquar të letrave shqipe janë pikërisht tani në korrik, në Muajin e Bibliotekës”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Kujtuam dje në ditën e tij të lindjes, Martin Camajn, këtë shkrimtar, poet e albanolog, në çdo varg e rresht të të cilit frymon Shqipëri”, thekson ajo.

“Ky 95-vjetor është jo vetëm një homazh, por edhe një nxitje për njohjen e veprës së Camajt nga ana e lexuesit, e sidomos të të rinjve, që pikërisht aty gjejnë rrënjët e të parëve, të një Shqipërie që ndoshta nuk e gjejmë dot më fizikisht, por që gjallon në veprën e tij”, nënvizon ministrja Margariti.

/gj.mima/a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.