10 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës 

PRISHTINE, 22 korrik /ATSH/ -Sot bëhen 10 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244 si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.