Manastirliu: Punë e palodhur në dy spitalet COVID nga mjekët dhe infermierët

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se në dy spitalet COVID po bëhet e një punë e palodhur nga mjekët dhe infermierët në kryerjen e analizave klinike dhe biokimike.

Manastirliu shpërndau disa fotografi nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve në spitalet COVID.

“Një punë e palodhur bëhet në dy spitalet COVID, nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve të laboratorit, me kryerjen e plotë të analizave klinike dhe biokimike, për ndjekjen e pacientëve të konfirmuar me COVID-19”, – tha Manastirliu.

Në dy spitalet COVID po u ofrohet kujdes shëndetësor më shumë se 120 pacientëve.

Një ditë më parë, ministrja tha se “jemi duke u përgatitur për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID dhe për çdo skenar, sipas strategjisë për përballimin e situatës”.

“Mjekët që punojnë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” e dinë çfarë po shohin. Familjarët e të prekurve e dinë mirë ç’po përjetojnë, që presin aty poshtë për një lajm për të afërmit e tyre që vuajnë nga COVID-19. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer faqen, për të bërë atë që është e nevojshme. Të rrisim ndërgjegjësimin përmes shembullit personal”, u shpreh Manastirliu.

/k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.