Këmbimi valutor/ Dollari nuk ndryshon, euroja ulet në kuotën e 123 lekëve

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, monedha e gjelbër amerikane u këmbye në të njëjtën vlerë me lekun sa një ditë më parë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,23 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 108,37 lekë dhe ndërsa euroja është ulur në kuotën e 123,83 lekëve nga 124,06 lekë që tregtohej ditën e hënë.
Ndryshe nga fillimjava, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë forcuar sot pozitat në raport me lekun.
Monedha britanike këmbehet me 137,45 lekë ose 1,02 lekë më shumë se një ditë më parë dhe franga zvicerane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 115,50 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 108.37 0.00
Euro EUR 123.83 -0.23
Poundi Britanik GBP 137.45 +1.02
Franga Zvicerane CHF 115.50 +0.13
Jeni Japonez (100) JPY 101.05 -0.02
Dollari Australian AUD 76.60 +0.84
Dollari Kanadez CAD 80.37 +0.50
Korona Suedeze SEK 12.10 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.80 +0.09
Korona Daneze DKK 16.66 -0.01
SDR SDR 150.68 +0.17
Ari(OZ 1) XAU 197563.96 +1,349.64
Argjend(OZ 1) XAG 2208.58 +105.25
Juani Kinez (onshore) CNY 15.51 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 15.51 0.00
Lira Turke TRY 15.80 0.00

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.