Hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit/ Kryenegociatori Mazi takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryenegociatori për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ambasadori Zef Mazi zhvilloi sot një takim online me ambasadorët e vendeve të BE.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Lugi Soreca u shpreh se, “kryetarët e Misioneve të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri mirëpritën sot Kryenegociatorin e sapoemëruar, ambasadorin Zef Mazi”.

Soreca tha se në takim u diskutuan hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të ecur përpara në procesin e pranimit.

Mazi prezantoi përparësitë e veprimtarisë të tij dhe së bashku me ambasadorët u diskutuan hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë me shpejtësi për të ecur përpara në procesin e pranimit.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.