Grantet për meremetimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Përfitojnë 20 087 familje, shuma 8 miliardë lekë

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKËKa nisur dhënia e lekëve të meremetimit vetjak të banesave edhe në Mirditë dhe Kavajë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit👍🟢 1, 208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.🟢 Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD🤗NË YOUTUBE 👉 https://youtu.be/uF1WcUuYi4c

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë 20 087 familje që përfitojnë grant për meremetimin e banesave të tyre, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

Kryeministri informoi se sot ka nisur dhënia e granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti në Mirditë dhe Kavajë.

“1208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se në bashkinë e Shijakut janë 1513 familje përfituese të grantit të meremetimit, në bashkinë e Kamzës janë 771 familje, në bashkinë e Kurbinit 1651, 177 familje janë përfituese në bashkinë e Mirditës, 350 familje në Rrogozhinë, 1208 familje në Kavajë, 809 familje në Vorë, 2065 në Krujë, 3 mijë në bashkinë e Tiranës, 7449 në Durrës dhe 1073 në bashkinë e Lezhës.

Nënkryetarja e bashkisë së Mirditës, Marie Nikolli informoi se janë 118 familje të klasifikuara me dëmtime DS4 dhe DS5.

“Në bashkinë Mirditë janë miratuar 2 zona zhvillimore. Në zonën e parë zhvillimore me sipërfaqe 36 500 m2 është parashikuar të ndërtohen 32 banesa individuale dhe një banesë kolektive. Në zonën e dytë zhvillimore planifikohet një ndërtesa kolektive”, theksoi ajo.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha se po vijon shpërndarja e granteve për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij, janë 1208 familje që përfitojnë grantin e meremetimit ndërsa shuma në dispozicion është 360 milionë lekë.

Po ashtu, ai informoi se në bashkinë e Kavajës do të ndërtohen 133 shtëpi individuale dhe 7 objekte kolektive. Po ashtu, tha ai, programi i rindërtimit parashikon edhe ndërtimin e 2 shkollave të reja, 1 konvikti si dhe riparimin e plotë të 9 shkollave të tjera.

/a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.