Gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi në sitën e vetingut, vendimi me 23 korrik

TIRANË, 21 korrik /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Flutura Skënderi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj administroi provat dhe fakte për sa i përket ligjshmërisë së pasurisë, kriterit etik dhe profesional dhe vendosi që vendimin ta shpallë më 23 korrik.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës prej më shumë se 17 vitesh. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.