GJERMANI – Rënie e ndjeshme e të ardhurave fiskale

BERLIN, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Koronavirusi pandemik po ”gllabëron” arkat e shtetit gjerman, me të ardhurat e taksave që ranë 19% në qershor, krahasuar me muajin e kaluar, sipas një raporti të Ministrisë gjermane të Financave.

“Efektet ekonomike të krizës së koronavirusit së bashku me masat tatimore të zbatuara pas kësaj krize kanë vazhduar të tendosin të ardhurat tatimore”, thuhet në raportin mujor të ministrisë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020, të ardhurat nga taksat shtetërore ranë 9,1%.

Të ardhurat totale të regjistruara për buxhetin federal në gjysmën e parë të vitit ishin afërsisht 149,3 miliardë euro (170,8 miliardë dollarë), një rënie prej rreth 12,1% në bazë vjetore.

Shpenzimet e rritura ishin kryesisht në ndihmën shtetërore të ofruar për bizneset e vogla gjatë krizës.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.