Eksportet shqiptare drejt Gjermanisë rriten me 14% me një vlerë prej 8.2 miliardë lekësh

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në gjysmën e parë të vitit llogariten në 7.4% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e tretë tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-qershor të vitit 2020 eksportet shqiptare drejt Gjermanisë u rritën me 14%, duke arritur një vlerë prej 8.2 miliardë lekësh.

Ndërsa importet qëndruan thuajse në të njëjtin nivel me vitin e shkuar llogaritur në vlerë.

Sipas të dhënave, nga Gjermania gjatë gjysmës së parë të vitit u importuan mallra me vlerë 21 miliard lekë.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 4.6 miliardë lekë, pasuar nga grupi “makineri pajisje dhe pjesë këmbimi”me gati 1 miliardë lekë. /a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.