BRUKSEL – Merkel : Marrëveshja për Fondin e Rimëkëmbjes një ogur i mirë

BRUKSEL, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ndihet e lehtësuar pas marrëveshjes së arritur për paketën e rimëkëmbjes së BE dhe buxhetin afatgjatë pas ditëve të gjata të negociatave.

“Jam shumë e lehtësuar. Në shkurt nuk kemi pasur sukses, por tani ia dolëm. Ky është një sinjal i mirë”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp.

“Ngjarje të jashtëzakonshme si kjo pandemi që na ka prekur të gjithëve, gjithashtu kërkojnë metoda të jashtëzakonshme. Ajo mori edhe një kohë të jashtëzakonshme”, shtoi Merkel.

Në të njëjtën konferencë shtypi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se ”ishte i lumtur që kishte bërë një politikë solidariteti së bashku me homologen e tij gjermane”.

“Përfundimet janë vërtet historike”, theksoi Macron.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.