VIDEO/ Plazhi publik ku të gjitha shërbimet ofrohen falas në Vlorë

VIDEO/ Fluks pushuesish në jug të vendithttps://ata.gov.al/2020/07/19/video-fluks-pushuesish-ne-jug-te-vendit/Gjatë…

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 19. Juli 2020

TIRANË, 20 korrik/ATSH- A. Fortuzi/ Plazhi publik në qytetin e Vlorës është një mundësi e mirë për të gjitha moshat për të pushuar këto ditë vere.

Kreu i bashkisë së Vorës, Dritan Leli, duke publikuar një video nga plazhi publik në qytetin bregdetar, nënvizon se në këtë plazh të gjitha shërbimet ofrohen falas.

“Plazhi publik i bashkisë Vlorë, që po funksionon prej ditësh në afërsi të godinës së ish-Akademisë së Marinës është një mundësi pushimi për të gjitha moshat në këto ditë vere, ku ofrohen falas të gjitha shërbimet, njëlloj si edhe në hapësirat që shfrytëzohen nga subjektet private”, shprehet Leli.

Sipas kryebashkiakut, ky është një model i vizionit të bashkisë për t’ju gjendur pranë pushuesve.

“Ky mjedis, përbën njëkohësisht, një model të vizionit të administratës së bashkisë, për t’ju gjendur pranë dhe për t’u krijuar standarde pushimi kategorive në nevojë; të moshuarve, grave e fëmijëve”, – nënvizon Leli.

/a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.