FOTO-VIDEO/ Detaji simbolik në maskën e kryeministrit Rama tërheq vëmendjen

FOTO-VIDEO/ Detaji simbolik në maskën e kryeministrit Rama tërheq…

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Montag, 20. Juli 2020

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe po bëhet thirrje për mbajtjen e maskave për të parandaluar përhapjen e virusit, kryeministri Edi Rama, i cili që prej disa ditësh ka bërë apel për vendosjen e saj, dha sot edhe shembullin e tij në këtë drejtim.

Kryeministri Rama u pa sot me maskë, ndërkohë që po hynte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik.

Një detaj interesant tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi maska e tij kishte të stampuar  logon e Kryeministrisë.

Sipas studimeve, maska mund të parandalojë deri në 70% përhapjen e COVID-19.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.