COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 81 raste të reja, 1 humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

81 raste të reja, 1 humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publikhttps://ata.gov.al/2020/07/20/covid-19-ministria-e-shendetesise-81-raste-te-reja-1-humbje-jete-dhe-41-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Montag, 20. Juli 2020

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.

Duke informuar për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik tha se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Tomini tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Ajo deklaroi se situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. “Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19, me një mesatare javore rreth 90 raste. Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara”, u shpreh Tomini.

Tomini tha se në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, një 80-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.   “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

COVID-19 – Statistika (20 korrik 2020)

Testime totale                 35705

Raste pozitive                  4171

Raste të shëruara            2352

Raste aktive                   1706

Humbje jete                    113 (qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                  210

Shkodër                199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                    62

Kukës                    50

Elbasan                  48

Fier                       42

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër            19

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.