Siguria rrugore/ Policia pezullon 9 patenta dhe vendos 12 masa administrative në aksin Sauk-Teg

TIRANË, 19 korrik/ATSH/- Policia e Shtetit vijon kontrollet në aksin Sauk-Teg për sigurinë rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aks janë evidentuar raste të ecjes me shpejtësi marramendëse 152 km/h – 162 km/h, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë.

“Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës “,- njofton Policia.

“Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugor dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugor. Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.”,- apelon Policia. /a.a/

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2459488981009634/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.