FOTO/ Çelet në Korçë panairi me punime artizanale nga komuniteti rom

TIRANË, 19 korrik /ATSH – I. Vata/-Bashkia Korça ka çelur sot panairin me punime artizanale nga komuniteti rom.

Bashkia Korçë shprehet se panairi ka si qëllim përcjelljen e mjeshtërisë në breza.

“Punimet artizanale të thuprës në një panair për të promovuar përcjelljen e kësaj mjeshtërie ndër breza. 15 të rinj nga Korça mësuan traditën e hershme të prodhimit të produkteve prej thupre, si një prej mjeshtërive më të njohura të komunitetit rom”, shprehet bashkia Korçë.

Panairi u hap në qendër të qyteti ku qytetarët të shumët shfaqën interes për këtë teknikë të lashtë dhe të bukur të punimit me thupra nga komuniteti rom, po ashtu interes kishin dhe të rinjtë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.