Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, me detyrim vetëm maskat

Woman using gloves during shopping in supermarket.

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se COVID19 është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.

Në një nga mediet e vendit, Tomini theksoi faktin se ka tendencë të rritjes së rasteve  tek moshat e reja, edhe në një kohë kur temperaturat janë të larta.Sipas saj, në 3 javët e ardhshme parashikohet që të jenë përafërsisht po të njëjtat shifra të të infektuarve.

“Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara. Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë evidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik. Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë. Një pjesë e madhe e pacientëve të hospitalizuar, janë me sëmundje shoqëruese. Disa prej tyre janë në gjendje të rënd. Ndaj u vendos dhe hapja e COVID2. Duhet të kemi kujdes, pasi rreziku është i madh.

Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave. Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave’, tha Tomini.

‘Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në klubet e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme.”, shtoi ndër të tjera ajo. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.