Rama uron mjekun Kalo për ditëlindjen: Njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mjekun e njohur Tritan Kalo I cili e festoon sot ditëlindjen në krye të detyrës.

Rama shprehet se Dr.Tritan Kalo është njëri prej heronjve të bluzave të bardha ku prej muajsh po përballen në luftë me COVID-19.

“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha prej muajsh përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon ditë-natë, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës. Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike”, shprehet Rama në mesazhin e urimit për mjekun e njohur.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.