“Mbani maskën gjithmonë”/ Universiteti i Mjekësisë mesazh sensibilizues qytetarëve

TIRANË, 18 korrik/ATSH/Universiteti i Mjekësisë në Tiranë përmes një mesazhi sensibilizues ka bërë apel për të mbajtur gjithmonë maskën, me qëllim që qytetarët të mos rrezikohen nga koronavirusi.

“Për sigurinë e të gjithëve, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ju rikujton të mbani maskën gjithmonë në mjedise të mbyllura”, thuhet në njoftimin zyrtar të Universitetit të Mjekësisë.

Mesazhi shoqërohet edhe nga të gjitha figurat e rëndësishme të këtij universiteti, nga pedagogët të Universitetit të Mjekësisë në kryeqytet.

Të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që detyron qytetarët që të vendosin maskë në ambientet e mbyllura teksa për herë të parë ditën e sotme, janë ndëshkuar me gjobë 17 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë vendim. z.tosku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.