Gonxhja: Nuk do të reshtim së punuari për t’i kthyer dinjitetin shërbimeve publike

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, theksoi sot se “nuk do të reshtim së punuari për t’i kthyer dinjitetin shërbimeve publike”.

Në një reagim pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, Gonxhja publikoi disa fotografi me pamje nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës si ishte dhe si është transformuar vitet e fundit.

“Një album me kolazhe fotosh sesi na e lanë trashëgim Drejtorinë Rajonale të Tiranës kolegët e Saliut që sot na ndyn me statuset e tij banale. Po si mundet që jo vetëm katandisën shtetin e shërbimet publike siç i shikoni, por as nuk kanë turp e baltosin ata që punojnë, ekipet që transformojnë e investojnë falë mirëadministrimit e rritjes së të ardhurave”, – thekson Gonxhja.

Gonxhja shprehet se “Po o Sali, po, hapi sytë mirë ti dhe ato pak kazane të tuat që të ripostojnë pahçavuret që ti vjell online s’do reshtim së punuari për t’i kthyer (në rastin tim DPSHTRR-së) dinjitetin shërbimeve publike, e nëse puna e suksesi ty të zë sy e fyt – do vuash gjatë e dhimbshëm. Ke 30 vjet që shëmton këtë vend! Ne do punojmë ta zbukurojmë, ta rimëkëmbim”.

Më herët zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi kreun e DPSHTRR-së se përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes. /k.s/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.