Regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale/ Beqiraj: Rritje e ndërgjegjësimit nga bizneset, kompani të huaja interes për tregun shqiptar

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Gjithnjë e më tepër qytetarët dhe bizneset po ndërgjegjësohen mbi rëndësinë që ka regjistrimi i objekteve të pronësisë industrial.

Drejtorja e përgjithshme të Pronësisë Industriale, Ledina Beqiraj, bëri të ditur se për vitin 2019 janë depozituar 1157 aplikime kombëtare dhe 2664 aplikime për shtrirje ndërkombëtare për regjistrim marke.

Sipas saj, shifrat e këtij viti vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit të biznesit vendas mbi rëndësinë që regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale ka, por edhe të kompanive të huaja të cilat kanë treguar interesin e tyre për tregun shqiptar.

Gjatë vitit që lamë pas po ashtu janë regjistruar 913 aplikime për patenta, 1 aplikim për modele përdorimi, 16 kërkesa për regjistrim kombëtar të disenjove industrial, si dhe 1 kërkesë në lidhje me treguesit gjeografikë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka si mision të forcojë mbrojtjen e pronësisë industriale brenda territorit shqiptar nëpërmjet njohjes, regjistrimit, dhe promovimit të këtyre të drejtave, për të garantuar një nivel mbrojtjeje të njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi Beqiraj./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.